Sport Messi-Ronaldo sërish kundër Van Dijk, çmimi i FIFA-s shton rivalitetin

Messi-Ronaldo sërish kundër Van Dijk, çmimi i FIFA-s shton rivalitetin

FIFA ka bërë të ditura kandidaturat për çmimin “The Best” si lojtari më i miri i vitit. Virgil van Dijk, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të garojnë sërish mes tyre për fitimin e këtij trofeu.

Pak ditë më parë, holandezi fitoi çmimin si futbollisti më i mirë i Champions Leagues duke lënë pas vetes argjentinasin, ndërsa portugezi kishte marrë shumë më pak vota.

Van Dijk është sërish favoriti kryesor për fitimin e këtij trofeu duke dhënë dhe një sinjal të fortë për Topin e Artë. Çmimi më i rëndësishëm individual mund të ndryshojë pronësi pas një dekade dominimi nga Messi dhe Ronaldo.