Sport Messi thyen rekordin e Cristiano Ronaldos në Instagram

Messi thyen rekordin e Cristiano Ronaldos në Instagram

Lionel Messi fitoi Kupën e Amerikës, por edhe vendosi një rekord në Instagram.

Cristiano Ronaldo ishte sportisti që kishte fotografinë me më shumë pëlqime në rrjetin social, por pasi ylli argjentinas postoi një foto të tijën me Kupën, mbi 20 milionë persona e pëlqyen atë.

Zyrtarisht kjo është fotografia më popullore në Instagram e postuar ndonjëherë nga ndonjë sportist.

Rekordi i vendosur nga ylli portugez zgjati vetëm 1 vit. Fotoja e tij me Maradonën, ku ai i dedikoi një mesazh legjendës argjentinase që u nda nga jeta, mori me miliona pëlqime, por pa i kaluar të 20 milionët.

Kapiteni i Barçës udhëhoqi Argjentinën në fitimin e Kupës së Amerikës pas 28 vitesh, e ky është edhe trofeu i parë i rëndësishëm për të me kombëtaren.

Më 10 Korrik, albiçelestet mundën Brazilin në Rio De Zhaneiro me rezultatin 1-0 në finale. Messi e mbylli komepticionin si golashënuesi më i mirë, bashkë me kolumbianin Luis Diaz.