Sport Messi trondit Barcelonën: Njerëzve po u soset durimi, rrezikojmë edhe në Champions

Messi trondit Barcelonën: Njerëzve po u soset durimi, rrezikojmë edhe në Champions

Leo Messi flet rrallë, por, kur e bën këtë, e tund nga themelet “Camp Noun”. Argjentinasi deklaroi pas humbjes turpëruese ndaj Osasunas që Barcelona duhet të bëjë një reflektim të thellë tani që u shkurorëzua si kampione e Spanjës. 6 herë Topi i Artë e sheh Championsin si shpresën e fundit për shpëtuar sezonin, por e ka të qartë se me formën që po tregojnë “blaugranat” kanë pak shanse për ta mbyllur me trofe.

“Nuk e prisnim ta mbyllnim në këtë mënyrë, pikërisht në momentin më vendimtar të sezonit. Jemi ekip i dobët që luan pa intensitet. Humbëm shumë pikë atëherë kur nuk duhet ta kishim bërë. Nuk patëm vazhdimësi.”

Reali Madridi, kampion: “Madridi i bëri si duhet gjërat e tij. Pas pauzës nuk kanë humbur asnjë ndeshje. Ne kemi humbur shumë pikë. Duhet të bëjmë autokritikë duke filluar nga ne, lojtarët. Jemi Barcelona dhe duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.

Reagimi pas golit: “Ai reagim erdhi sepse nuk po arrija të shënoja, edhe pse tentova shumë herë portën. Ekipi po lë shumë për të dëshiruar”.

Autokritika: “E kam thënë që nëse do të vazhdojmë në këtë mënyrë, do të jetë shumë e vështirë për të fituar Championsin. La Liga-n e humbëm. Duhet të ndryshojmë, të bëjmë autokritikë dhe të mos mendojmë që se kemi humbur sepse rivali ishte më i mirë. Napoli? Kështu, do të humbasim ndeshjen me Napolit”.

Skuadër e shkatërruar: “Kemi lënë një imazh shumë të keq për atë që po vjen. Duke luajtur në këtë mënyrë ne nuk do të arrijmë askund”.

Të mërzitur: “Njerëzit në klub janë shumë të zemëruar dhe është normale, edhe ne jemi. Njerëzve po u soset durimi, sepse nuk po u japim asgjë”.