Sport Messi: Turp që Mane u rendit i katërti për “Topin e Artë”

Messi: Turp që Mane u rendit i katërti për “Topin e Artë”

Lionel Messi ngre në qiell sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane, madje e quajti një turp faktin që futbollisti afrikan u rendit i katërti për çmimin e Topit të Artë.

Messi e fitoi për herë të gjashtë në karrierën e tij në Paris të hënën, këtë trofe prestigjioz, duke mposhtur konkurrencën e Virgil van Dijk, shokut të skuadrës së Mane. Cristiano Ronaldo ishte i treti, ndërsa Mohamed Salah i pesti. “Ylli” i Barcelonës shpjegoi gjithashtu pse votoi për Mane për çmimin e FIFA-s “The Best”.

“Është turp të shohësh Mane të përfundojë në vendin e katërt. Unë mendoj se ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm këtë vit. Kjo ishte arsyeja pse ishte e vështirë të zgjidhje një lojtar të veçantë. Por unë zgjodha Sadio Mane (për çmimin The Best), sepse ai është një lojtar që më pëlqen. Mane zhvilloi një sezon të shkëlqyeshëm me ekipin e Liverpoolit, prandaj e zgjodha. E përsëris, ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm këtë vit, kështu që zgjedhja ishte e vështirë”, deklaroi Messi për Canal +.

Mane tregoi me performancën e fundit në fitoren 5-2 të Liverpoolit ndaj Evertonit në derbin e Merseyside të mërkurën në mbrëmje se përsë konsiderohet ndër më të mirët në qarkullim.

Sulmuesi anësori ishte i vetmi pjesëtar i “tredhëmbëshit” të famshëm të Liverpoolit në fushë dhe la shenjë duke shënuar një gol dhe asistuar në dy të tjerë, për Origin dhe Xherdan Shaqirin.