Kryesore Meta: Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor për llogari...

Meta: Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor për llogari meskine

Presidenti Ilir Meta, pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit, u bëri thirrje komisionerëve dhe e numëruesve që të mos cenojnë “këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine”.

“Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi. Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve. Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine! Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet! Sondazhet që jepen kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit. Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju! Shqipëria ka fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim”, shkruan Meta në Facebook.