Politika Meta: Bëra testin pas shqetësimit mos isha infektuar nga pakujdesia. Ku e...

Meta: Bëra testin pas shqetësimit mos isha infektuar nga pakujdesia. Ku e kaloj karantinën

Presidenti Ilir Meta, ndërsa foli për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, tha se edhe ai vetë e ka bërë testin për COVID-19, pas shqetësimeve se mos ishte infektuar nga pakujdesia.

I ftuar në emisionin “Open”, Meta u shpreh në kohën kur të gjithë duhet të vetë-izolohemi, do të duhemi të gjithë të përshtatemi me mënyrat e reja të sjelljes, për të respektuar disnatncimin social.

Kreu i Shtetit tha se ai vetë kohën e kalon midis zyrës dhe shtëpisë.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjareve të viktimave dhe shërim te shpejtë të gjithë të prekurve. Unë kohën e kaloj midis zyrës dhe banesës. Përpiqem të kem sa më pak kontakte. E kam pasur shume të vështirë të mësohem me zakonin e mos dhënies së dorës, por jemi të detyruar t’i përshtatemi këtij detyrimi tashmë të domosdoshëm në këtë kohë. Testin e bëra sepse pata shqetësimin se mos isha i infektuar dhe nga pakujdesia mund të përcillja tek njerëzit e shëndetshëm. Testimi është i domosdoshëm për të mos kaluar në fazat e tjera. Fëmijët e mi janë te gjithë këtu, të gjithë në karantine dhe vazhdojnë mësimet në distancë.

Nuk duhet të krijojmë një fryme fataliteti, por një frymë ndërgjegjësimi. Ne mund t’ia dalim dhe do t’ia dalim. Me rendësi është të mbrojmë murin e shoqërisë sonë që përballet në vijën e pare me këtë virus, që janë mjekët dhe infermierët. Kjo është kryesore dhe vendimtare. Së dyti të bëjmë sa më shumë testime dhe për të gjithë ata që rezultojnë pozitivë të rrisim nivelin e gjurmuesmërisë së kontakteve të tyre. Nuk kemi asnjë arsye të jemi të kursyer për testimet. Vendimtare në këtë betejë është mbështetja për mjekët, për infermierët, për sanitaret dhe personelin mbështetës. Dhe paketa e qeverisë synon në radhë të parë të shtojë fondet për shëndetësinë”, tha Meta.