Politika Meta: Covid-19 thelloi pabarazinë dhe u shfrytëzua pabesisht nga qeveria

Meta: Covid-19 thelloi pabarazinë dhe u shfrytëzua pabesisht nga qeveria

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për situatën e pandemisë. Në një reagim në rrjetet sociale kreu i shtetit thekson se COVID-19 jo vetëm i thelloi pabarazitë në vend, por u shfrytëzua pabesisht edhe për shkeljen dhe cenimin e të drejtave të qytetarëve që nuk kishin asnjë lidhje me pandeminë. Dhe këtu sjell në vëmendje shembjen e Teatrit Kombëtar.

“COVID-19 jo vetëm i thelloi pabarazitë në vend, por u shfrytëzua pabesisht edhe për shkeljen dhe cenimin e të drejtave të qytetarëve për motive, që nuk kishin asnjë lidhje me pandeminë. Përpjekjet e Qeverisë për të shkatërruar demokracinë dhe kapur institucionet e pavarura nuk u kursyen as gjatë kësaj kohe, duke kulmuar me dhunë policore shproporcionale ndaj qytetarëve, shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar dhe miratimin e të tjera koncensioneve dhe akteve antikushtetuese, që cenojnë interesin publik e kombëtar”.

Bashkangjitur postimit të Meteës është edhe mesazhi i Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, ku thuhet se ky duhet të jetë viti për t’i thënë ndal shkeljes së të drejtave të njeriut. Sipas tij me referendumit e 25 prillit qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të ndahen nga kjo epokë

“Duke e përshëndetur mesazhin e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç bashkëndaj të njëjtin qëndrim se ky duhet të jetë viti për t’i thënë NDAL shkeljes së të drejtave të njeriut. Me referendumin historik të 25 prillit, qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të ndahen nga kjo epokë e errët e dhunimit të demokracisë dhe degradimit të shtetit ligjor. Pranvera shqiptare po vjen!”, përfundon Meta.

COVID-19 jo vetëm i thelloi pabarazitë në vend, por u shfrytëzua pabesisht edhe për shkeljen dhe cenimin e të drejtave…

Posted by Ilir Meta on Thursday, 25 February 2021