Sport Meta dekoron presidentin e UEFA Ceferin me titullin “Kalorës i urdhrit të...

Meta dekoron presidentin e UEFA Ceferin me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Pjesëmarrja në inaugurimin e Arenës Kombëtare, që tashmë ka marrë emrin zyrtar “Air Albania”, e presidentit të UEFA Aleksander Ceferin ka mobilizuar edhe autoritetet më të larta të shtetit.

Pak minuta më parë presidenti i Republikës Ilir Meta ka nderuar Ceferin me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, një nga më prestigjiozët e vendit.

Në një postim në Facebook, Meta shprehet se vlerësimi erdhi pas kontributit të çmuar dhe angazhimit personal të Čeferin në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri.

“Për kontributin e çmuar dhe angazhimin e tij personal, në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri, pata kënaqësinë të vlerësoja sot Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, simbolin e krenarisë tonë kombëtare që përcaktoi rrugëtimin dhe identitetin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, shkruan Meta.