Aktualitet Meta dërgon tjetër letër, kësaj here Drejtorit të Burgjeve

Meta dërgon tjetër letër, kësaj here Drejtorit të Burgjeve

Presidenti i vendit Ilir Meta i ka kërkuar këtë të mërkurë informacione, Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailit në lidhje me sistemin e sigurisë atje.

Burimet televizive konfirmojnë se kjo kërkesë e Presidentit vjen në një kohë, të cilën ai e vlerëson si tepër të tensionuar.

Kreu i Shtetit kërkon ndër të tjera të merren të gjitha masat për një siguri sa më maksimale në burgjet e vendit.