Kryesore Meta dhe Haradinaj urojnë Kadarenë: Personalitet unikal, i papërsëritshëm

Meta dhe Haradinaj urojnë Kadarenë: Personalitet unikal, i papërsëritshëm

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes së tij. Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka uruar shkrimtarin, duke e cilësuar krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar.

“Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme.

Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e Tij të ndritur!”, shprehet Meta përmes një postimi në Facebook.

Po ashtu edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka uruar shkrimtarin.

“Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare!”, shprehet Haradinaj.