Politika Meta dhe Rama bashkë në Varrezat e Dëshmorëve

Meta dhe Rama bashkë në Varrezat e Dëshmorëve

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi kanë zhvilluar së bashku homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Kryeministri Rama është shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ministrja e Shtetit Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Më herët kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka publikuar një mesazh me rastin e 76-vjetorit të çlirimit.

Ai e konsideron 29 nëntorin, një datë supreme në kalendarin e lirisë që kurorëzoi zgjedhjen e drejtë të partizanëve dhe patriotëve shqiptarë, në krahun e aleatëve të mëdhenj antifashistë.