Kryesore Meta: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Meta: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Presidenti Ilir Meta përsëriti edhe njëherë qëndrimi se e vetmja zgjidhje për situatën politike në Shqipëri janë mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe pa të cilat nuk mund të ketë demokraci dhe as drejtësi të pavarur.

Sipas Metës, moszgjidhja e kësaj krize i shërben vetëm një pakice të vogël që e ka humbur pushtetin e paligjshëm politik dhe nuk e do hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët. Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik. 18 tetori po afron”, shkruan presidenti Meta në rrjetet sociale.