Kryesore  “Meta është katandisur në çizme rezervë të Doktoreshës së Shkencave”

 “Meta është katandisur në çizme rezervë të Doktoreshës së Shkencave”

| Nga American Eye
Shpërndaje

Përplasjet mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama vazhdojnë të jenë prezente edhe këtë të shtunë, lidhur me kandidaturën e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Disa orë, pasi kreu i shtetit, tha se Ministria e Jashtme nuk është një autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojëgjeniun’ si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, Rama i është kundërpërgjigjur duke thënë se “mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktoreshës së Shkencave”.

Reagimi i Ramës:

Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave👎Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet👎