Kryesore Meta flet për Llallën: Nuk ka qenë i propozuar nga LSI-ja

Meta flet për Llallën: Nuk ka qenë i propozuar nga LSI-ja

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot shpalljen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla person “non grata” nga SHBA.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24, Meta tha se nuk preferon të komentojë vendimet e SHBA dhe se Llalla nuk ka qenë i përzgjedhur nga LSI ashtu siç pretendohet.

Presidenti shprehet se nuk ka pasur informacione për raste korrupsioni apo shkelje ligji nga ana e Llallës, në kohën kur ai ishte kryetar Kuvendi.

Pjesë nga intervista:

Llalla ju ka zhgënjyer, pasi disa pretendojnë për një lidhje mes jush dhe Llallës?

Unë nuk e ul nivelin dhe t’ju përgjigjem disa analistëve që dalin nëpër studio dhe përsërisin mesazhe të porositura. Asnjëherë, jo vetëm Llalla, por edhe të tjerë nuk kanë qenë të propozuar nga LSI.

Keni ndonjë koment për faktin se Llalla është shpallur ‘non grata’ nga SHBA?

Nuk kam asnjë arsye që të bëj komente për vendimet që merr SHBA, pasi është e drejtë e tyre që të marrin këtë vendim, jo vetëm për Llallën, por për këdo. Unë s’kam pasur informacione për raste korrupsioni apo shkelje ligji kur kam qenë kreu i Kuvendit. Kam pasur dijeni vetëm për heqjen e vizës të tij për shkak të lindjes së bashkëshortes së tij në SHBA.

Ish-kryeprokurori thotë se Lu ka dërguar informacione të rreme në DASH?

Nuk merrem unë me këtë çështje, por mendoj se SHBA është shtet serioz dhe në çdo rast merr vendimet e duhura dhe di të pozicionet si duhet.  Ne kemi pasur vetëm një rast kur është hedhur shorti për KE , kur Prokuroria e Përgjithshme kishte detyrën e saj për propozimet, dhe ka pasur një shqetësim nga ndërkombëtarët se mos Prokuroria ka shkelur ligjin për kandidatët. Pasi janë hetuar dhe verifikuar këto pretendime ka rezultuar se prokuroria ka vepruar në mënyrë korrekte kërkesat. Nuk kam asnjë dijeni dhe asnjë informacion tjetër për këto lloj raportesh.