Politika Meta: Grabitja në Rinas, një ngjarje e papranueshme

Meta: Grabitja në Rinas, një ngjarje e papranueshme

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër sa i përket grabitjes së Rinasit.

Përmes një deklarate për mediat, kreu i Shtetit tha se si anëtar i NATO-s, vendi ka detyrim të garantojë sigurinë në zonat portuale dhe aero-portuale.

Ai tha se nën cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurisë ka organizuar në maj 2018 një tryezë me përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese.

“Ngjarja e djeshme është një cenim serioz për imazhin e vendit dhe sigurinë. U kërkoj organeve kompetente të vijojnë hetimet si dhe të gjejnë vlerat monetare të grabitura” – shtoi Meta.

Kreu i shtetit kërkoi që të gjendjen përgjegjësit brenda institucioneve për ngjarjen që mund të kishte pasoja jo vetëm për shqiptarët, por edhe qytetarët e huaj.

“Nga ky moment, institucioni i Presidentit të Republikës vendos në dispozicion të Prokurorisë të gjithë dokumentacionin e mbledhjes së Majit 2018” – tha kreu i Shtetit.