Politika Meta: Hapni listat 100%, mjaft e degraduat Kuvendin kështu

Meta: Hapni listat 100%, mjaft e degraduat Kuvendin kështu

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur thirrjen drejtuar palëve politike që të hapin listat 100%. Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se listat duhet të hapen dhe qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin deputetët e tyre.

Sipas kreut të shtetit, formula me lista të mbyllura ka degraduar Kuvendin, duke shtuar se vendi “ka patur një parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e ‘integrimit’”.

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind!

Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e ‘integrimit’”, shkruan Meta.

Një ditë më parë në një konference për mediat, Presidenti u shpreh se mbështet idenë e opozitës për lista 100% të hapura dhe i bëri thirrje maxhorancës që të pranonte këtë kërkesë.