Aktualitet Meta humbet mikun e ngushtë nga Covid: Kurrë nuk kërkoi të përfitonte...

Meta humbet mikun e ngushtë nga Covid: Kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë

Hekuran Doko

Presidenti Ilir Meta ka ndarë një lajm të trishtuar në rrjetet sociale.

Ai shprehet se ka humbur mikun e tij Hekuran Doko.

Ky i fundit edhe pse e kishte fituar betejën me Covid, sërish pasojat e virusit e mposhtën.

Kreu i shtetit tregon se “Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore”.

“Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.

Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore.

U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko!

COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga…

Posted by Ilir Meta on Thursday, 1 October 2020