Kryesore Meta i buzëqeshur mes të anëtarëve të Kushtetueses: I lumtur që Gjykata...

Meta i buzëqeshur mes të anëtarëve të Kushtetueses: I lumtur që Gjykata filloi nga funksionimi

Mbrëmjen e sotme, në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Elsa Toska, u bë anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese pas Besnik Muçit. Më pas u betuan Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Pas betimit të tyre reagoi Presidenti i Ilir Meta.

“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë!
Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!” shkruan Meta në Facebook.