Politika Meta i pakënaqur me situatën politike: Shpresoj të marrë një kthesë sa...

Meta i pakënaqur me situatën politike: Shpresoj të marrë një kthesë sa më shpejt

Pakënaqësinë për situatën politike, Presidenti Ilir Meta e shprehur edhe në Danimarkë, ku mori pjesë dhe përshëndeti si i Ftuar Nderi mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

“Do të kisha dashur një gjendje më optimiste politike të vendit tonë, të paraprirë nga një dialog politik i mirëstrukturuar dhe konsensus i përparuar mbi 5 fushat kryesore të reformave.

S’e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një kthesë 180 gradëshe të arsyeshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, tha Meta.