Politika Meta i përgjigjet hidhur Sokol Ballës: Të kujtohet kur më lusje që...

Meta i përgjigjet hidhur Sokol Ballës: Të kujtohet kur më lusje që të fusnim në burg gruan tënde

Gazetari Sokol Balla u përfshi sonte në një replikë me Presidentin Ilir Meta.

Balla i kërkonte Presidenti që të japë dorëheqjen duke vënë gishtin te burrëria.

Por reagimi i presidentit Meta ka qenë pikant, duke nxjerrë edhe disa sekrete familjare të gazetarit.

Përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, Meta kundërpërgjigjet:

“Kol Sallakja që i kërkonte Metës ta ndihmonte për t’i futur gruan në burg për korrupsion, tani i bën thirrje për burrni! Të keqen e Tao-Spiropalit!”.

Komenti i Sokol Ballës u bë sonte në një analizë në faqen e tij, ku theksonte: “Iliri është burrë, unë e di. Ndaj ik Ilir! Të gjithë ne, jemi kapur tani pas fjalës tënde. Të paktën këtu, mos na zhgënje!”