Kryesore Meta, kritika Bashës dhe Kryemadhit: E kanë bërë opozitën si OJQ

Meta, kritika Bashës dhe Kryemadhit: E kanë bërë opozitën si OJQ

Presidenti Ilir Meta ka qenë kritik jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës. Edhe në të kaluarën ai ka qenë kritik ndaj vendimit për të djegur mandatet, por në intervistën e dhënë në emisionin “Opinion”, Meta tha se vendimet e PD dhe LSI e kanë kthyer opozitën në një OJQ.

PD dhe LSI janë më afër qeverisë se Presidenti. Me ato që kanë bërë ata i kanë shërbyer qeverisë. Duke ikur nga Kuvendi kanë lënë njerëzit e papërfaqësuar. E kanë kthyer opozitën në OJQ, i kanë nxjerrë njerëzit kot në rrugë. Edhe presidentin e kanë ekspozuar përballë mazhorancës. Rama ka marrë parlamentin me vendimin e Lulit dhe të Monës. Po merr edhe prokurorinë, po merr edhe Gjykatën”, tha Meta.