Kryesore Meta kritikon Manjanin: Bëri shumë surpriza

Meta kritikon Manjanin: Bëri shumë surpriza

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në “Top Story” të Sokol Ballës ka treguar edhe arsyet e shkarkimit të ministrit Manjani.

Ai tha se Manjani dhe Rama kishin marrëdhënie të vështirë që e bënin të vështirë funksionimin e qeverisë.

Ai gjithashtu ka kritikuar ish-ministrin për metodën e ngritjes së shqetësimeve të tij.

“Unë jam për raport bashkëpunues.

Jam për atë që ministrat t’i shprehin mendimet, por dua më shumë një punë në ekip. Në rastin konkret ka pasur disa herë debate dhe marrëdhënie të vështira mes tyre dhe kjo nuk po e ndihmonte funksionimin e qeverisë.

Një ministër para se të ngrejë pretendime, edhe pse të drejta, duhet të flasë në qeveri, në institucione, por rruga e tij nuk ishte e tillë dhe bëri shumë surpriza”, tha Meta.