Politika Meta kthen ligjin për karrierën ushtarake: Nxit idenë e gabuar se gjen...

Meta kthen ligjin për karrierën ushtarake: Nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe ‘pa shkollë’

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend një tjetër ligj. Bëhet fjalë për ligjin për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Kreu i shtetit thotë se ky ligj paraqet disa problematika thelbësore që kërkojnë të rishikohen me qëllim përmirësimin e tyre. Sipas Metës, ligji dekurajon arsimimin e të rinjve dhe nxit idenë e gabuar se gjen punë edhe “pas shkollë”.

Po ashtu ai shton se cenohet meritokracia në Forcat e Armatosura. Ndryshime ligjore sipas Presidentit cenojnë piramidën e drejtimit në ushtri. Prandaj kreu i shtetit bën thirrje që të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve për të ndaluar largimin e tyre nga vendi.

“Mos cenoni ecurinë në karrierë dhe fitimin e gradave të ushtarakëve, përmes ndërhyrjes së Qeverisë”, thotë ndër të tjera Meta.