Politika Meta kthen për rishqyrtim ligjin “Për Bashkëqeverisjen”

Meta kthen për rishqyrtim ligjin “Për Bashkëqeverisjen”

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”.

Presidenti ka listuar arsyet pse mori këtë vendim, ku mes tjerash thuhet se ai “shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor”.

Arsyet tjera, sipas presidentit janë se ky ligj “krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndërmjet tyre duke shkelur sigurinë juridike; Centralizon më shumë pushtet tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri; Bie ndesh me Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese; Bie ndesh me parimet e funksionimit të administratës shtetërore të sanksionuara në Kode dhe Ligje të tjera”.

“Për gjithë sa më sipër, në bindje të Kushtetutës, në zbatim të nenit 85, pika 1, të saj, kam vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit ‘Për bashkëqeverisjen’, duke i bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të rishikojë në tërësi këtë ligj, sepse në formën dhe përmbajtjen e miratuar ky ligj nuk mund të bëhet pjesë e kuadrit të brendshëm legjislativ”, thotë presidenti.