Politika Meta kujton Nënë Terezën: Urtësia dhe porositë le të na shërbejnë si...

Meta kujton Nënë Terezën: Urtësia dhe porositë le të na shërbejnë si burim frymëzimi

Presidenti i vendit, Ilir  Meta, ka përkujtuar 109-vjetorin e lindjes së Nënë Terezas.

Sipas Kreut të Shtetit, Nënë Tereza është simbol shqiptar dhe botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembull i jashtëzakonshëm i dashurisë e përkujdesjes së çdo nëne shqiptare.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, Meta shkruan se urtësia dhe porositë e Shenjtore Terezës duhet të na shërbejnë si burim frymëzimi, që të gjithë së bashku, me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale, për prosperitetin e begatinë e Shqipërisë.

“Në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare, ne përkujtojmë me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar.

Urtësia dhe porositë e Shën Terezës le të na shërbejnë si burim frymëzimi, që të gjithë së bashku, me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, soldaritet e përkrahje sociale, për prosperitetin e begatinë e Shqipërisë dhe të kombit tonë!🇦🇱”, shkruan Meta.