Kryesore Meta: Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje për President

Meta: Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje për President

Presidenti Ilir Meta tha se zgjidhja e tij për krizën politike është zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme më 13 tetor, krah atyre vendore. “Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme, edhe zgjedhje për Presidentin. Unë do të kandidoj ndërsa Partia Socialiste të sjellë kandidaturën e saj”, tha Meta.

Më herët, Presidenti foli për ato që ai i quajti zgjedhje socialiste duke thënë se e gjithë kjo ishte një komplot. “I përqafoj të gjithë shqiptarët që shmangën një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht përplasje civile. Nuk është një kurth i ri, është i hershëm. Është një komplot i cili bazohet jo në parimet e demokracisë, as të vlerave të Bashkimit Europian e as të NATO-s, e cila siç tha Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg, ka në parim demokracinë. Por bazohet në parimet e “Deep State” që synon “total state capture” – “kapje totale të shtetit”. Synon krijimin e shtetit paralel dhe agjendave të nëndheshme, që janë në kundërshtim me parimet europiane”, tha Meta.

“Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi dhe mikut tim, Doktorit. Të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd. Është një grup i strukturuar që punon sipas parimeve të “Deep state” që kanë gjetur edhe njeriun e duhur për këtë çështje, i cili nuk vjen në takime me Presidentin, por lahet në pshinë, edhe pse Presidenti i ka treguar për muaj të tërë rrugën e zgjidhjes, e cila nuk është “Rama ik”, por “Rama reflekto”. Kjo ishte deri të shtunën. Tani kam një agjendë tjetër, “Edi thellohu”. Në rast se ti nuk je i pavarur të marrësh vendimet e tua në interes të vendit tënd, unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari, do ta mbrojmë Shqipërinë nga të gjitha ata miliarder që duan të kapin Shqipërinë”.