Politika Meta: Më përgjojnë telefonin shërbimet e brendshme dhe të huaja

Meta: Më përgjojnë telefonin shërbimet e brendshme dhe të huaja

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme duke thënë se ai përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshëm dhe të huaja.

“Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin. Ai ishte duke shkuar në Tepelenë apo në Sarandë, nuk më kujtohet.

Sigurisht s’ia thashë të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur” – deklaroi Meta mes të tjerash.