Kryesore Meta: Më tha Orban, kujdes nga Soros, por unë jam i racës...

Meta: Më tha Orban, kujdes nga Soros, por unë jam i racës së Avni Rustemit dhe Mic Sokolit

Presidenti Ilir Meta kujtoi në fjalën e tij edhe një bisedë me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili e kishte paralajmëruar sipas tij, për George Soros. “Kam dy fjalë edhe për miliarderin e nderuar George Soros. Na ndihmoi në vitin 2000, sepse edhe ai është socialist në pikëpamje. Por më pati thënë Viktor Orban, “kini kujdes se nuk është aq demokrat dhe komploton kundër demokracisë”. Ai të vazhdojë të investojë në tregjet e mëdha, sepse Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit, por i Avni Rustemit, Mic Sokolit dhe shqiptarëve të tjerë”, tha Meta.

“Le të mbushin kutitë tërë ditën, as 10% nuk kanë marrë”

Duke iu kthyer zgjedhjeve që ai i quan votime, Meta shtoi: “Le të mbushin kutitë tërë ditën, as 10% nuk kanë marrë. Për mua demokracia është e panegociueshme, nuk e negocioj me asnjë shqiptar, me asnjë ambasadë, me asnjë shtet dhe të gjithë botën, sepse jam këtu vetëm falë demokracisë. Pa demokracinë do të ishte një emigrant, ose këtu, por nuk do të isha ky që jam. Zgjedhjet janë më 13 tetor. Dekretin e Presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë. Pra gjithë këto pallavrat, KQZ-rat, dhe Kolegjin socialist, nuk mund të bëjnë gjë për këtë”.