Politika Meta në Konferencën e Mynihut: Partneriteti me perëndimin është jetik

Meta në Konferencën e Mynihut: Partneriteti me perëndimin është jetik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshme.

Kënaqësi të marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshme.

Partneriteti Trans-Atlantik mbetet jetik për rendin ku mbizotërojnë vlerat e demokracisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor”- shkruan Meta.