Politika Meta: Disa diplomatë janë bërë si leckat e Ramës, u duhet treguar...

Meta: Disa diplomatë janë bërë si leckat e Ramës, u duhet treguar kufiri

“Jemi shumë vonë si shtet për të treguar disa kufij disa diplomatëve të huaj që kanë abuzuar shumë me respektin që ne kemi për ta”, kështu tha në Open presidenti Ilir Meta pasi sot më herët shpalli non grata ambasadorin Borschardt.

“Pse sot? Sepse po bëhet si një sport shumë fitim prurës i disa diplomatëve për të vënë në diskutim institucionet e shtetit shqiptar edhe presidencën, që është simbol i sovranitetit të shtetit.

E kanë tepruar prej kohësh, jo të gjithë kuptohet. Vlerësimet e tij janë krejt ndryshe nga OSBE, veprimi im është ndaj tij si person jo OSBE-së.

Janë disa diplomatë që janë bërë si leckat e Edi Ramës”, tha Meta në Open.

Ilir Meta i mëshoi faktit se shumë diplomatë të huaj janë treguar të njëanshëm duke mbështetur kryeministrin Rama dhe duke u shndërruar në justifikime për Ramën, teksa ky i fundit, sipas Metës, shkel sistematikisht ligjin.

Ndër të tjera Meta u shpreh për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca-n se është përgjegjës për situatën në Kushtetuese.

“Nuk kam nevojë të më përkrahë Soreca”, u shpreh presidenti i vendit.

Më tej shtoi: “Ambasadorët të heqin dorë nga lobimet, po dëmtojnë vendet e tyre. Këta ambasadorë po dëmtojnë Edi Ramën dhe Shqipërinë. Ata i kanë krijuar Ramës idenë se mund të bëjë gjithçka. Një fjalë nuk thanë ambasadorët që duhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse. Ka patur një lobing të fortë për t’i dhënë të gjithë drejtësinë Edi Ramës.”