Politika Meta: Nëse Rama fiton 71 mandate pa prekur votën e popullit, unë...

Meta: Nëse Rama fiton 71 mandate pa prekur votën e popullit, unë jap dorëheqjen

Presidenti Ilir Meta ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme. Ai tha se do të japë dorëheqjen nëse kryesocialisti Edi Rama fiton shumicën në zgjedhjet e 25 prillit.

“Nëse Rama fiton 71 mandate pa prekur votën e popullit, unë jap dorëheqjen dhe kaloj në opozitë. Nëse në 25 prill do preket qoftë edhe një votë do t’i pritet dora në mes të sheshit “Skënderbej” qoftë Monika Kryemadhit qoftë Bashës qofte Ramës. Do t’ia pres unë dorën Kryemadhit dhe çdokujt aty nëse preket vota”, tha Meta në News24.