Kryesore Meta: Nëse Venecia deklaron se kam shkelur Kushtetutën jap dorëheqjen

Meta: Nëse Venecia deklaron se kam shkelur Kushtetutën jap dorëheqjen

Presidenti Ilir Meta deklaron se mazhoranca nuk i ka votat për të shkarkuar presidentin.

“Mazhoranca nuk i ka as votat për të shkarkuar Presidentin e Republikës. Mirëpres faktin që kanë ftuar Komisionin e Venecias. Besoj në integritetin e anëtarëve të komisionit të Venecias, por më tepër besoj në integritetin tim. Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës. Ka bërë vetëm një tejkalim të një afati të Kodit Zgjedhor. Kam mbrojtur Kushtetutën në mënyrë të shkëlqyer. Kam bërë çdo gjë për të mbrojtur reformën në drejtësi”, deklaroi Meta gjatë intervistës në Syri TV.

A do ta jepni dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias do të shprehet se presidenti ka shkelur Kushtetutën?

Ilir Meta:Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ku e ka shkelur dhe si e ka shkelur patjetër. Unë kam dhënë dorëheqjen nga kryeministër edhe pse nuk kishte lidhje me mua vetëm për të mos bllokuar vendin. Të thotë Komisioni i Venecias që presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president kurrë në botë”.