Kryesore Meta nis konsultimet për datën e re të zgjedhjeve

Meta nis konsultimet për datën e re të zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta do të nisë sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së re të zgjedhjeve, pasi përmes një dekreti të ri, ai shfuqizoi datën 30 qershor.

Meta nis sot në orën 19:00 takimet e para, me krerët e partive të grupimit të Qendrës së Djathtë, ku bëjnë pjesë Partia Republikane, Partia Demokristiane, Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar, Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Takimet do të nisin fill pas vizitës në Kosovë, ku Presidenti Meta do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Një ditë më parë, Presidenti tha në një konferencë për shtyp se kishte anuluar datën 30 qershor për të shmangur përplasje civile në Shqipëri. Ai gjithashtu komentoi edhe deklaratat e ndërkombëtarëve duke thënë se në Shqipëri nuk mund të kishte më votime me një parti, por duhet të kishte zgjedhje.