Politika Meta për referendumin: Partitë dështuan, tani vendos vetë populli

Meta për referendumin: Partitë dështuan, tani vendos vetë populli

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat pas takimit me Këshillin e Ambasadorëve. Ai tha se shumë shpejt shqiptarët do t’i drejtohen referendumit për të vendosur vetë.

“Populli shqiptar në Kushtetutën që ka miratuar me referendum ka vendosur referendumin në nenin 150. Si president i Republikës kam vendosur pas shumë përpjekjeve për të dialoguar dhe pas gjithë kësaj historie kukafshehti kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki derisa t’i kthejmë popullit shqiptar referendumin. Dua t’i them të gjithë shqiptarëve që me këtë klasë politikë jeni të pashpresë. Ushtroni demokracinë direkte. Përndryshe këtu nuk do të ketë më shqiptarë. Kjo është e vetmja rrugë transparente që pas disa vitesh mos ia ndërrojmë emrin siç ia ndërruan stadiumin”, tha Meta.