Politika Meta për vlerësimin e Dvoranit nga SHBA: Si fletët e lavdërimit të...

Meta për vlerësimin e Dvoranit nga SHBA: Si fletët e lavdërimit të Partisë së Punës

Presidenti Ilir Meta ka komentuar shpalljen e Ardian Dvoranit nga DASH si kampion të antikorrupsionit, si edhe reagimet e tij në rrjetet sociale për këtë çështje.

Kreu i shtetit akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka nxjerrë një fletëlavdërimi për antikorrupsionin e “Ramaformës”.

“Kryeministri ka nxjerrë një fletëlavdërimi për antikorrupsionin e tij dhe për sukseset e tij, që kjo është një gjë që mua nuk më habit, përpjekja e tij për t’u vetëlavdëruar si kampion i antikorrupsionit dhe i “Ramaformës”.

Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte Partia e Punës. E mbani mend atë çmimin në Meksikë. Kështu janë dhe çmimet e Edi Ramës për antikorrupsionin.

Raportet e mia me SHBA janë të shkëlqyera. Unë nuk gënjej. Nuk kam shkelur asnjë ligj amerikan. Nuk kam bërë fotografi si gruaja e Bilalit dhe i zbatoj të gjitha ligjet”, tha Meta.