Politika Meta: Pse nuk m’u kërkua që të luaja një rol që opozita...

Meta: Pse nuk m’u kërkua që të luaja një rol që opozita të mos i digjte mandatet?

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot komisionin hetimor parlamentar se gjithnjë ka vepruar mbi palët, ndërsa ka ngritur pyetjen se pse nuk iu kërkua që të luante një rol që opozita të mos i dorëzonte mandatet.

Bashkim Fino-Metës:Thoni që jeni mbi palët, por mua më keni krijuar përshtypjen që jemi i palshëm. Në rastin konkret ju i keni shërbyer një pale. Ata nuk do të vijnë në 13 tetor, por si do të dali Presidenti mbi palët”.

Meta-Finos: “Nuk kam asnjë perceptim personal për ju. Gjithmonë keni qenë i preferuar nga ana ime. Edhe kur kam qenë palë, kryetar parlamenti edhe kryetar i LSI, për çështjet madhore kam qëndruar mbi palët dhe shembulli më i qartë ka qenë reforma në drejtësi. Kurrë nuk do të ndodhte nëse unë nuk do të isha mbi palët. E dija që ishte e vetmja mënyrë që Shqipëria të merrte një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave. Me këto që po ndodhim kam frikë se ky rekomandim do të mbetet për një kohë të gjatë vetëm i tillë.

Unë kam vetëm një pyetje, pse nuk mu kërkua mua që të luaja një rol që opozita të mos i dorëzonte mandatet? Pse duhej të nxitohej aq shumë që të bëheshin zëvendësime në bllok deputetësh. Dua t’iu them se duke respektuar bindjet tuaja politike, unë në këtë detyrë do të jem vetëm në mbrojtje të Kushtetutës së Shqipërisë, të interesit kombëtar”.