Kryesore Meta-Ramës: Mos e provoko më Haradinajn, do të kesh shumë probleme

Meta-Ramës: Mos e provoko më Haradinajn, do të kesh shumë probleme

Presidenti Ilir Meta, në konferencën për shtyp, një ditë para tubimit në bulevard, foli edhe për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe Ramush Haradinajt.

Meta, që e ka mik personal Haradinajn, i bëri thirrje Ramës të mos e provokojë më ish-kryeministrin e Kosovës, ndërsa iu referua Kryeministrit si “gruaja e Bilalit”.

“Gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë kufirin dhe vijën e kuqe edhe në raport me çështjet ndërkombëtare. Po e provokon shumë Haradinajt. Gruaja e Bilalit e përkrahu i pari taksën 100%, pastaj kur i thanë se ke një foto në kundërshtim me ligjin, filloi të merrej me Ramushin. Askush nuk ka nevojë për të marrë mend nga gruaja e Bilalit.

Të mos e provokojë më Haradinajn! Mund të ketë shumë probleme, por për të gjithë shqiptarët, ai është një hero i gjallë, ndërsa gruaja e Bilalit është turpi i turpit. Të mos merret më me familjen dhe me figurën e Haradinajt, pasi në oborrin e tij ka gati 40 varre.

Ne nuk mund të pranojmë lojëra të tilla, përçarëse, e provokative”, tha Meta.