Politika Meta rikthen në Kuvend tjetër ligj

Meta rikthen në Kuvend tjetër ligj

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”.

Në arsyetimin e bërë nga Presidenti për këtë vendim thuhet se është konstatuar se disa dispozita të veçanta të këtij ligji paraqesin paqartësi në formulimin e tyre; “nuk janë në harmoni me legjislacionin aktual në fuqi; shkaqe këto të cilat mund të sjellin zbatim të gabuar në praktikë, apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimeve kushtetuese të sigurisë juridike, si dhe nismës dhe veprimtarisë së lirë ekonomike”.

Ky ligj u miratua në Kuvend më 8 maj dhe iu dërgua Presidencës për dekretim.