Kryesore Meta: Me konsensus apo jo, do shpall datën e zgjedhjeve, le të...

Meta: Me konsensus apo jo, do shpall datën e zgjedhjeve, le të futet kush të dojë

Kreu i Shtetit Ilir Meta, bëri një paralajmërim për palët politike të cilat kanë hyrë në një dialog për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Sipas Metës, nëse Kodi nuk miratohet me konsensus nuk do ketë hapje negociatash, ndërsa ai do bëjë çka në dorë nëse do miratohet në mënyrë të njëanshme.

Por sipas Presidentit nëse atij do i duhet që të shpallë datën e zgjedhjeve ajo do ndodhë vetëm një herë dhe për këtë secila palë politike le të marrë përsipër nëse do të hyjë apo jo në zgjedhje.

”Ju keni shqetësimin se çfarë ndodh me Kodin Zgjedhor. Duke qenë se unë jam i parashikueshëm. Siç ju kam thënë vjet këtu, që nëse nuk bëhen zgjedhje lokale, Shqipëria ngel në klasë në tetor, merr në qafë Maqedoninë e Veriut, se është kriteri i Kopenhagenit, se ato ekzistojnë në Bruksel. Dhe u rritën kushtet.

Tani tek Kodi. Unë besoj shumë, jam shumë i entuziazmuar me cicërimat që ka progres për Këshillin Politik.

Do e firmos atë konsensus menjëherë. E zëmë se palët nuk ranë dakord. Unë do shikoj nëse është në përputhje me kushtetutën, nëse është u njëanshëm, kam në dorë ta kthej një herë. Në çdo rast me konsensus, sepse këtu ka shumë. Në hapësirën kohore që Kodi do më lejojë me konsensus apo jo, do shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme, sepse të gjithë presin këtë, por edhe sado pak më legjitim një parlament se sa ky që është.

Nëse Kodi Zgjedhor nuk miratohet me konsensus, 0 çeljesh negociata me BE. Jo deri në zgjedhjet që vijnë por edhe pas zgjedhjeve që vijnë. Përgjegjësia do jetë e atyre që. Kush të dojë të hyjë në zgjedhje, kush të dojë le mos hyjë në zgjedhje.”- tha Meta.