Kryesore Meta, sërish thirrje qytetarëve: Nesër respektoni vendimin e gjithsecilit

Meta, sërish thirrje qytetarëve: Nesër respektoni vendimin e gjithsecilit

Presidenti Ilir Meta u ka bërë sërish thirrje qytetarëve të respektojnë vendimin e gjithësecilit ditën e nesërme, kur të zhvillohen zgjedhjet vendore me pjesëmarrjen vetëm të mazhorancës.

Kreu i Shtetit i ftoi shqiptarët që të sillen me qetësi dhe mençuri, si dhe të vetëpërmbahen.

“Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme. Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri! Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithsecilit! E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale. Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë. Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tone”, shkruan Meta në rrjetin social, Facebook.