Kryesore Meta sulmon Ramën: Unë jam politikan që nuk përdor doping, nuk kam...

Meta sulmon Ramën: Unë jam politikan që nuk përdor doping, nuk kam frikë nga drejtësia e re

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora ironizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai ishte një politikan që nuk përdorte doping.

Sonila Meço: Ishte kjo deklarata e Ramës. E para ju jeni një tespije në duart e Sali Berishës dhe e dyta në rast se do rezultoni një kokërr me gunga do shkoni para drejtësisë.

Ilir Meta: Mua më vjen për të qeshur kur dëgjoj deklarata të tilla, natyrisht që janë në efekte të caktuara.

Sonila Meço: Në efekte të caktuara të…?

Ilir Meta: Unë jam një politikan që nuk përdor doping. Edhe sportin e lash shpejt se të bëhesha kampion do më duhej të përdorja pak doping.

Sonila Meço: Është në efekt dopingu Rama kur bën këtë deklaratë?

Ilir Meta: Më fal tani, pse më bën kaq shumë presion. Mua më vjen keq që ai nuk u ngrit në nivelin e Ramiz Alisë, që duhet të ishte ngritur për t’i krijuar mundësi opozitës për zgjedhjet lokale, por kurrsesi as në nivelin e doktorit. Ky në vitin 2006- 2007 u tregua fleksibël. Ai tha nëse ky kërkon vërtetë një certifikatë hajde, por ky nuk do të hyjë në zgjedhje. Pastaj sa i takon drejtësisë nëse ka një njeri që duhet të jetë i shqetësuar është mendoj kryeministri aktual. Të jeni i sigurt që dëmi publik që i ka bërë kjo qeveri me një koncesion nuk ja ka bërë gjithë qeveritë për gati 25 vjet. Mos të llogarisim qindra koncesione të pakontrolluara është një faturë dhe pasojë shumë e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë për vitet që vijnë.

“Nuk kam frikë nga drejtësia e re”

Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur se nuk ka frikë nga drejtësia që po bën kryeministri Edi Rama, apo Ramaforma siç e quajti ai.

Sonila Meço: Keni frikë nga drejtësia që po vjen?

Ilir Meta: Populli shqiptar ka kohë që dëgjon histori me drejtësi. Para 3 vitesh kjo kushtetutë është votuar me 140 vota dhe në këtë kushtetutë është shumë e qartë se cila është reforma. Sa i takon Ramaformës që është një kushtetutë tjetër. Kjo është kushtetuta origjinale sepse është firmosur nga unë menjëherë pas votimit si kryetar i Kuvendit në atë kohë. Frikë nga kjo reformë ka ai që e ktheu në Ramaformë dhe sot e shohin të gjithë. Do flasim për historinë me peshq dhe peshkaqenë. Peshkaqenët nga atëherë janë kthyer në kroçera. Kroçerat rrezikohen të kthehen në Titanik pas ca kohësh. Kështu dëgjuam një histori që sa të ikë Adriatik Llalla do bëhen gjërat serioze. Iku ai u bë dy vjet. U zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm nga Rama dhe dy ambasadorët u përqafuan për kushtetutën që kam unë. Kjo është kushtetuta që ka bërë komisioni i Venecias.