Politika Meta takim me studentë: Bëhuni promotorë të demokracisë në vend

Meta takim me studentë: Bëhuni promotorë të demokracisë në vend

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim një grup studentësh nga Sanxhaku, të cilët ndodhen për një vizitë disaditore në Shqipëri.

Pak pasi u uroi mirëseardhjen në vendin tonë, Meta  e cilësoi kontributin e tyre si shumë të vlefshëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Sanxhakut dhe Serbisë.

Kënaqësi e veçantë t’ju pres në Institucionin e Presidentit dhe të zhvilloj me ju këtë bashkëbisedim.

Është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të punojmë fort për intensifikimin e marrëdhënieve mes popujve dhe vendeve tona, veçanërisht në drejtim të turizmit, të arsimit e kulturës, shkëmbimeve studentore apo edhe bashkëpunimit të shoqërisë civile.

Ju inkurajoj, që së bashku me të rinjtë e tjerë në rajon, pavarësisht kombësive, të bëheni promotorë të integrimeve europiane dhe të proceseve demokratike në vendet ku jetoni. ”,  theksoi Meta.