Kryesore Meta takohet me Erdogan në Bosnje

Meta takohet me Erdogan në Bosnje

Gjatë samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore në Bosnje Hercegovinë, Presidenti Ilir Meta është takuar me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se i shprehu Erdogan mirënjohjen për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm.

“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë,  Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese. Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm”, shkruan Meta në “Facebook”.