Politika Meta takon Sekretarin e Shtetit amerikan: Folëm për sigurinë e rajonit

Meta takon Sekretarin e Shtetit amerikan: Folëm për sigurinë e rajonit

Presidenti Ilir Meta vazhdon vizitën e tij zyrtare në SHBA, ku ka takuar figura të rëndësishme politike. Më herët ai u takua me Eliot Engel, Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme.

Sot është takuar me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Lajmi është bërë i ditur nga vetëm Presidenti nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Shumë i lumtur të isha sot në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, shkruan Meta.