Kryesore Meta: Të evitojmë krizat dhe vështirësitë që i krijojmë vetes

Meta: Të evitojmë krizat dhe vështirësitë që i krijojmë vetes

Në 21-vjetorin e eksodit të popullit të Kosovës drejt Shqipërisë, u mbajt në Prishtinë një aktivitet ku u përcollën mesazhe falenderimi për mikpritjen e shqiptarëve.

Presidenti Ilir Meta theksoi se bashkëpunimi si komb duhet të jetë i pandalshëm dhe të evitohet krijimi i krizave, ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ndal në perspektivën europiane të shqiptarëve, si e vetmja rrugë për të ardhmen.

“Duhet të gëzojmë më shumë për ato që kemi fituar gjatë këtyre 20 viteve dhe të shohim se çfarë duhet të bëjmë më mirë, në mënyrë që të vëmë në lëvizje virtytet tona më të mira jo vetëm në kohë krizash, por çdo ditë, për të evituar krizat dhe vështirësitë që i krijojmë vetes”, tha Meta.