Politika Meta: Të ndryshojnë filozofia e qeverisë, jo thjesht emrat

Meta: Të ndryshojnë filozofia e qeverisë, jo thjesht emrat

Edhe presidenti Meta i ka komentuar nga Korça ndryshimet e sotme në qeveri. Kreu i shtetit është shprehur se është e rëndësishme të ndryshojë filozofia.

Ai tha se nëse nuk ndryshojnë politikat, ndryshimet e emrave nuk i shërbejnë ekonomisë dhe as vendit.
“Për mua është e rëndësishme të ndryshojë filozofia e qeverisjes, e cila duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese, bashkëpunuese me opozitën, bashkëpunuese me grupet e interesit, për të bërë ligje më të mira, për zbatimin e ligjeve dhe të jetë bashkëpunuese me institucionet e pavarura.

Mund të them që mund të ndërrohet çdo 6 muaj ministri i Bujqësisë, por në rast se nuk ndryshohen politikat për zhvillimin e bujqësisë për mbështetjen e bujqësisë, ndryshimet e emrave nuk u vlejnë as fermerëve as ekonomisë se vendit. Kam kohë që kërkoj të ndjekim të paktën modelin e Maqedonisë”, deklaroi Meta.