Kryesore Meta tregon se pse nuk po e dekreton Helidon Bendon në krye...

Meta tregon se pse nuk po e dekreton Helidon Bendon në krye të SHISH

Kreu i shtetit, Ilir Meta, u pyet sot nga gazetarët se përse nuk e ka dekretuar emërimin e Elidon Bendos në krye të SHISH pas largimit të Visho Ajazi Likës.

Në lidhje me këtë gjë, Meta sqaroi se duhet të jetë shumë i bindur që në krye të këtij institucioni të dekretojë drejtuesin.

“Duhet të kemi në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme dhe presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare forcon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”, u shpreh Meta.

Këto deklarata, Presidenti i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Malit të Zi, i cili po zhvillon vizitë zyrtare në vendin tonë.