Extra Meta u jep pasaportën shqiptare, çifti i njohur i showbizz-it bëhen qytetarë...

Meta u jep pasaportën shqiptare, çifti i njohur i showbizz-it bëhen qytetarë të Vlorës

Ata janë pa dyshim një nga çiftet më të dashura për shqiptarët. Bëhet fjalë për bashkëshortët Mihrije Braha dhe Naim Abazi.

Së fundmi, ata kanë plotësuar një ëndërr të ‘vjetër’, pajisjen me pasaporta të Shqipërisë.

Gjatë emisionit ‘Sonte’ në televizionin T7, ata kanë deklaruar se pasi janë pajisur me pasaporta, janë bërë zyrtarisht banorë të Vlorës, pasi së fundmi kanë blerë edhe një apartament.

“Ne tani jemi bërë qytetarë të Vlorës, kemi një apartament atje dhe jemi pajisur edhe me shtetësi shqiptare si banorë të Vlorës. Pa shkuar në bregdetin e Jugut nuk mund të themi se kemi bërë pushime”, tha Mihrija.

Ndërsa i shoqi, Abazi falënderoi presidentin Ilir Meta dhe ambasadorin Minxhozi për këtë mundësi, që sipas tij realizoi një ëndërr të kahershme.

“Falënderojmë për këtë presidentin Meta dhe ambasadorin Minxhozi, pasi kemi dy pasaporta dhe ato janë të dyja shqiptare. Mbaj mend kur kemi biseduar që në 1983 me ik në Shqipëri, u realizua një ëndërr. Pasaportat i kemi marrë në Vlorë dhe ishte një pritje e paharrueshme e organizuar nga bashkia”, tha këngëtari.