Kryesore Meta: Vendi drejtohet nga një sekt i sponsorizuar nga faktorë të jashtëm

Meta: Vendi drejtohet nga një sekt i sponsorizuar nga faktorë të jashtëm

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta kundër Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Meta në një konferencë për mediat, u shpreh se Partia Socialiste sot është një sekt që punon për bandat dhe për oligarkët.

“Unë vërtet jam president, por jam socialist me bindjet e mia që nga viti 1991-1992. Sot nuk po drejtojnë socialistët, por është një sekt që po shkatërron çdo gjë të mirë që kanë bërë socialistët në këtë vend. Sigurisht që janë të sponsorizuar nga faktorë të jashtëm që duan të destabilizojnë Shqipërinë.

Është një mashtrim i madh përpjekja e Ramës u thotë socialistëve se ai mban pushtet dhe i nxit për liri a vdekje. Ai pushtetin e ka për bandat që drejtojnë direkt apo indirekt këtë vend, për tutorët ndërkombëtarë që nuk duan që Shqipëria të bashkohet me Bashkimin Evropian. Nuk është vërtetë që Rama i ka sjell socialistët në pushtet, pasi ai ka sjell bandat në pushtet dhe oligarkët. Kanë qenë të tjerë socialistë që e sollën Ramën në pushtet dhe e morën nga emigrantë ku ishte”, tha Presidenti.

Më tej Presidenti i dërgoi dhe një mesazh Ramës, duke thënë se kreu i qeverisë duhet të lërë lojërat me Kodin Zgjedhor dhe të hapë listat 100%.

“I them që të lërë lojërat me Kodin. E dini pse nuk i bën listat e hapura, se i del jashtë kontrollit Partia Socialiste. Ai në asnjë qark nuk del dot deputet, le ta vërë veten të parin në 12 qarqe dhe jo në 4. Unë nuk kam asnjë lidhje për këtë çështje, por nuk rri dot indiferent pasi nuk hapen negociatat nëse nuk zgjidhjet kjo çështje”, shtoi Meta.