Politika Meta viziton Armathën: Evidentimi i sigurisë në banesa të bëhet me përgjegjësi

Meta viziton Armathën: Evidentimi i sigurisë në banesa të bëhet me përgjegjësi

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në zonën e Armathës në Durrës, ku pa nga afër disa shtëpi të dëmtuara rëndë nga tërmeti.

Kreu i Shtetit bisedoi me banorët e Armathës për problemet që kanë dhe përballimin e situatës së vështirë pas tërmetit.

Ilir Meta kërkoi vazhdimin me përgjegjësi të plotë të evidentimit të sigurisë së banesave dhe ndihma për emergjencën aktuale që po kalojnë banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.